Policia e Shkodrës në një aksion të rrufeshëm mbrëmjen e djeshme ka arrestuar 4 persona, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Një prej të arrestuarve është Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër.
Ai nuk ësh i panjohur për shkodranët pasi Bilali ka qenë dhe një ish-kampion boksi.
Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër sjqiptarët që arriti të kualifikohej një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.
Por, humbja që pësoi në raundin e 1/8-ve me boksierin rumun Ionut George i dha fund edhe ëndrrës kuqezi për t’u përfaqësuar për herë të parë në historinë e saj me sportistë në një eveniment si Lojërat Olimpike.
Tashmë ai ka përfunduar pas hekurave pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash.