Katër makina janë përplasur paraditen e sotme në rrugën e Rinasit në Tiranë, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë dhe një drejtues automjeti.
Zyrtarisht mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, tek kryqëzimi i fshatit Laknas me rrugën e “Rinasit”.
Të plagosurit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.