Edhe pse mund të mendoni se kur jeni duke punuar në “incognito mode” jeni të pa-gjurmueshëm, e keni shumë gabim!
Një studim i publikuar së fundmi nga Universtiteti Vanderbilt jep një përshkrim të të dhënave që Google mbledh nga përdoruesit e saj edhe pse këta të fundit mund të jenë munduar të tregohen të kujdesshëm.
Kërkuesit ekzaminuan se si motori gjigant i kërkimit mbledh informacione nga pajisjet telefonike që operojnë me sistemin Android, shfletuesit Chrome, YouTube-i dhe produktet e tjera të Google.
Kështu, ata zbuluan se Google vazhdon të mbledhë të dhëna nga përdoruesit edhe pse ata mund të jenë duke punuar në Incognito.
Gjiganti i motorëve të kërkimit mbledh të dhëna si koha kur përdoruesit hyjnë në një aplikacion, mënyrat e logimit, etj.
Në këtë skenar, aplikacioni është i dizajnuar në një mënyrë të tillë që të mbledhë të dhëna nga përdoruesi me apo pa dijeninë e tij. Edhe nëse mundoheni të shmangni “gjurmimin” duke e përdorur aplikacionin e Google nga një pajisje që operon me iOS, motori i kërkimit është i aftë sërish që të mbledhë të dhëna nga ju.
Studimi shpjegon:
Me pak fjalë, bëni ç’të doni por “Big Google” po ju vëzhgon.
