Leonita Lekaj ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë Kampionatit Botëror, pasi ka përkrahur vazhdimisht burrin e saj, futbollistin e njohur që luan për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.
Bukuroshja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme, duke mos munguar edhe ato më bashkëshortin.
Në imazhet e fundit të publikuara në Instagram, Leonita shfaqet me veshje tradicionale kur edhe bën shqiponjën.
Gjithashtu duhet të kujtojmë që ajo dhe Graniti u martuan gjatë verës së kaluar.