Një shtëpi në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Mësohet se bëhet fjalë për një banesë një katëshe e cila fatmirësisht nuk kishte njerëz brenda.
Zjarri ka vënë në panikbanorët e apartamenteveqë ndodhen disa metra larg janë përfshirë nga paniku, por dy zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur normalizimin e situatës.
Raportohet se banesa e përfshirë nga flakët është e rrënuar dhe nuk kishte persona brenda.
Burime nga zjarrëfikëset bëjnë me dije se nga hetimet papraprake dyshohet që shkak për zjarrin ka qenë një shkëndijë elektrike.

Foto ilustruese