Festimi i golit të Dele Alli fundjavën e shkuar ka bërë xhiron e internetit.
Ylli i Tottenham i la të gjithë pa fjalë teksa shndërroi në hit të rrjeteve sociale festimin e një goli.
Por, tashmë është mësuar se ky lloj festimi për të parën herë ka dalë nga një faqe pornografike.
Ky simbol është parë në faqen pornografike The Simply LoveLeh Brotherhood.
Lojtari i Anglisë ka mbajtur një dorë pranë syrit duke krijuar një vrimë me dy gishta teksa tre të tjerët janë mbi ballë teksa ka shënuar gol për Spurs javën e kaluar.
Gjesti i tij është bërë menjëherë viral dhe dhjetëra mijëra përdorues të rrjeteve sociale kanë provuar të kopjojnë festimin e tij.