Rasti i masakrës në Selenicë, apo i nënës që donte të mbyste vajzat e saj rikthen edhe njëherë në vëmendje fenomenin e kriminalitetit në vend.
Gjatë verës numri I krimeve shtohet dhe për këtë ndikojnë një sërë faktorësh mes të cilave janë edhe temperaturat e larta.
Prof Vasilika Hysi tha për TCH:
Pranohen ndikimi i temperaturave të larta jo për të gjitha llojet e veprave penale, për për një pjesë të veprave penale që lidhen me pasurinë, dhe me krimet e dhunshme, siç mund të jenë zënkat, rrahjet,plagosjet dhe vrasjet. Kjo lidhet më shumë me ndikimin që ka temperaturat e larta në nddryshimin e aktivitetit rutinë që bëjmë ne si njerëz, duke kaluar më shumë kohë jashtë mjediseve të familjes, në grupe, duke konsumuar më shumë pije alkoolike, duke frekuentuar mjedise ku ka më shumë të rinj, mund të ketë më shumë konsumim dhe të lëndëve narkotike ose pijeve alkoolike. Rëndësi ka familja, shkolla, mejdisi shoqëror, po mbi të gjitha bashkëpunimi i këtij trinomi. Edhe ky duhet të funksionojë pa harruar dhe rolin që luan media, sidomos media që transmetojnë lajmet, ripërsëritja e kronikës së zezë në media ka një impakt negativ në rritjen e kriminalitetit.”
Duke mos i përjashtuar temperaturat si faktor, ish zyrtari i policise Aleks Hajdari sjell detaje me policeske.
Ai thotë:
Problemi kryesor për policinë kanë qenë konfliktet e importuara nga emigrantët nga jashtë, në përgjithësi këto janë vepra penale që është shumë e vështirë dhe për shkak të mungesës së informacionit që ka policia, bashkëpunimit jo real dhe joefektiv me partnerë në vendet ku jetojnë këta persona me precedent kriminal në mënyrë që në momentin që hyjnë në territorin shqiptar të kenë informacionin e nevojshëm se çfarë tendencash kanë dhe me çfarë aktiviteti merren.”
