Pushimet me të dashurën 28-vjeçe në Iran, ministri norvegjez jep dorëheqjen

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 14.08.2018, 12:38

Pushimet me të dashurin iraniane në Iran i kanë kushtuar vendin e punës ministrit suedez të Peshkimit, Per Sandberg.

Ministri kishte vizituar Iranin pa informuar më parë shërbimet e Kryeministrit dhe kishte marrë me vete edhe telefonin e punës.

Per Sandberg dha dorëheqjen ditën e hënë (13 gusht) pasi ka thyer rregullat e sigurisë, teksa shoqërohej nga e dashura e tij, e zgjedhur si Miss Irani.

Numri dy i Partisë së Progresit, Sandberg, 58 vjeç, pranoi se ka vizituar Iranin në korrik me të dashurën e tij Bahareh Letnes, 28 vjeçe.

Ky udhëtim ka rrezikuar që 58-vjeçari të ekspozohet tek spiunët iranianë, megjithëse e dashura e tij ka mohuar të ketë lidhje me qeverinë islamike të Iranit.

Por, Inteligjencia norvegjeze ka filluar hetimin për aktivitetin e saj në Norvegji, ku menaxhon një biznes eksporti të peshqve.

Sakaq, kryeministrja Erna Solberg tregoi se ka urdhëruar ish-ministrin Sandberg të dorëzojë telefonin e tij në polici për t’iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë.

Përveç postit si ministër, Sandberg, ka dhënë edhe dorëheqjen nga pozitat e zëvendësit udhëheqës nga Partia e Progresit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit