Një 24-vjeçare është vrarë ditën e djeshme teksa po festonte ditëlindjen e saj.
Ngjarja është regjistruar në Brazil, ndërsa gjithçka ka ndodhur jashtë shtëpisë së 24-vjeçares ku ajo ishte mbledhur me miqtë për të festuar ditëlindjen.
Bashkë me Eliana Ferreira Campos mbetën të vrarë edhe miqtë e saj Paloma de Oliveira Guimaraes 26 vjeç dhe Edmundo Cristian Ferreira de Matos 18 vjeç.
Dyshohet se shkak i vrasjes së trefishtë të ketë qenë lufta e bandave për kontroll territori.
Njëri prej të arrestuarve i tha policisë se nuk pendohej për veprimin e tij.
Madje ai shtoi se së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kishin planifikuar të vrisnin më shumë njerëz në ditëlindjen e 24-vjeçares.