Një selfie lakuriq është postuar aksidentalishtnë llogarinë zyrtare të Instagram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, duke i vënë zjarrin rrjeteve sociale. Pretendohet se zëdhënësja ruse Rossiyana Markovskaya ishte prapa këtij postimi.
Fotoja u postua dhe u fshi shpejt në llogarinë e verifikuar Mil_Ru e cila zakonisht tregon arsenalin ushtarak të Vladimir Putinit.
Disa përdorues thanë se fotografia u postua nga ish-gazetarja dhe tani zëdhënësja Rossiyana Markovskaya, një bukuroshe shumë e njohur në Rusi.
Rossiyana njihet për fotot e saj provokuese në Instagram që kanë bërë të mbledh shumë ndjekës të cilët rregullisht i dërgojnë lule.