“Artistët e vërtetë janë të varfër”, Kozma Dushi: Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12.08.2018, 08:51

Që arti i vërtetë i muzikës është në degradim çdo ditë kjo nuk ha shumë diskutim, por më e frikshme është se masa preferon gjithnjë e më shumë vetëm komercialen...

Megjithëse Jala mund të mbahet si vend ku festojnë vetëm të rinjtë, kjo nuk mban larg kësaj perle bregdetare këngëtarë si Kozma Dushi dhe Liljana Kondakçi, të cilët ishin të ftuar në një event artistik.

Në një intervistë për programin “Pushime On Top”, dy artistë e shquar kanë rrëfyer disa të vërteta që shumëkujt mund të mos i pëlqejnë por janë e vërteta.

I revoltuar me aktualitetin Kozma Dushi u shpreh:

Është shumë e vështirë për një këngëtar si unë apo Liljana të realizojnë një videoklip sot. Biznesmenë apo njerëz të tjera, nuk japin para. Ndërkohë që për ndonjë nga ata që quhen këngëtarë sot paguajnë deri në 20 mijë euro për një natë. Sot është shumë e vështirë për ne të gjesh 5 mijë euro për një videoklip. Ka biznesmenë të mirë, por është shumë e vështirë të takohesh me ta. Kur I thua një biznesmeni që kushton tre mijë euro një videoklip, thotë merri 50 mijë lekë të vjetra.”

Sakaq duke komentuar brezin e artistëve të vjetër apo ata që janë profesionistë janë shumë të varfër, Dushi tha:

Do vijë një ditë që ne nuk do të jemi më. Muzika sot nuk dëgjohet por shikohet. Në Shqipëri ka shumë pak këngëtarë të rinj që realisht bëjnë muzikë të mirë, mund të përmend Anjeza Shahinin.”

Ndërsa Liljana Kondakçi tha:

Kudo që unë këndoj shikoj reagimin e njerëzve. Punoj shumë për të shtuar repertorin, punoj sikur të jem future dje në treg. Ndihem e vlerësuar nga njerëzit që duan muzikën time.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit