Nga Libofsha në Resulaj, 9 masakrat që tronditën Shqipërinë në 30 vitet e fundit

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.08.2018, 19:09

Padyshim vrasja e 8 personave ditën e djeshme në Resulaj të Vlorës ka qenë ndër më të rëndat, por jo pak kanë lënë shenjë në 30 vitet e fundit në vendin tonë. I djeshmi nuk është i vetmi rast që ngre alarmin se çfarë duhet të bëhet me këta persona, pasi janë kthyer në një rrezik të përhershëm për shoqërinë. Që nga masakra e Libofshës në vitin 1992 dhe deri tek ajo e Resulajt më 10 korrik të këtij viti, redaksia “BalkanWeb” ka sjellë një përmbledhje të ngjarjeve që tronditën vendin në këto 30 vite.

  • Masakra e Resulajt – 10 gusht 2018 Dje rreth orës 18:00 në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë u njoftua për vrajsen e 8 personave që i përkisnin dy familjeve Zekaj. Çdo gjë nisi për pulat. 24-vjeçari Ridvan Zykaj u akuzua nga një prej grave të familjes gjatë një drekë familjare se i kishte vjedhur pulat. Kaq u desh që 24-vjeçari të vriste në pak minuta 8 persona , dy prej tyre fëmijë.
  • Palasë – 10 gusht 2016 Jorgos Zani, 30 vjeç, që dyshohej se vuante nga probleme të shëndetit mendor, i preu kokën nipit 12­vjeçar me inicialet Andrea Zani., në fshatin Palasë, rreth 50 kilometra në jug të Vlorës. Krimi i rëndë, me dimensione makabriteti.
  • Tiranë – 4 nëntor 2014 Më 4 nëntor 2014 Kostandin Xhuvani, djali i aktores Luiza Xhuvani, në një pub në rrugën e Elbasanit, pati një grindje të çastit me shtetasit Edison Jaho dhe Enea Xhaj. që gjendeshin në tavolina të ndryshme. Më pas Xhuvani dhe miku i tij, viktima Demiraj, fillimisht kanë dalë nga lokali dhe më pas janë kthyer brenda një kohe shumë të shkurtër. Pas rikthimit në lokal, shtetasi Xhuvani vrau me armë dy personat në fjalë. Si rezultat i të shtënave humbën jetën 4 persona.
  • Laç – 4 mars 2014 Një i sëmurë mendor terrorizon Laçin, qëllon me breshëri automatiku në mënyrë të pakontrolluar, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit. Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së qarkut të Lezhës person me probleme mendore.
  • Durrës – 7 gusht 2009 Në ditën e nxehtë të gushtit, në mes të ditës me diell e me plazhin plot me njerëz, katër oficerë policie dhe një person tjetër kanë mbetur të vrarë në një masakër të shkaktuar nga Dritan Dajti në zonën e Plazhit në Durrës. Mes turmës së njerëzve, gjakftohtë Dritan Dajti nuk ka hezituar për të qëlluar me një pistoletë 15-she, i ndihmuar edhe nga kunati i tij, që mbante një automatik “Tomson”. Viktimë ka mbetur shefi i sektorit të operacioneve speciale, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Kastriot Feskaj dhe Altin Dizdari. Ndërsa personi i pestë i vrarë gjatë masakrës ishte nipi i Djatit, Ledion Mara, 23 vjeç.
  • Dibër – 23 tetor 2007 Në Dibër më 23 tetor 2007, 19-vjeçari, Shpëtim Ziza vret dhe përçundon 10-vjeçarin nga Peshkopia, Bekim Cenga. Trupi pajetë i 10­vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Një ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.
  • Kozarë – 9 shkurt 2006 Në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar, Artiol Mara. Autori ishte vëllai i Shpëtimit, Luan Mara.
  • Cërrik – 23 maj 1997 Masakra e Cërrikut ndodhi më 23 maj të vitit të mbrapshtë 1997, kur qyteti ishte nën kontrollin e rebelëve të armatosur. Sapo autoblinda e gardës së Republikës hyri në qytet në tentativë për të shtypur rebelimin pata u sulmuan. Nga sulmi mbetën të vdekur 6 gardistë dhe u plagosën 22 të tjerë.
  • Libofshë – 29 maj 1992 Vrasje makabre ndodhën në fshatin Libofshë, ku pesë anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe u vranë brenda shtëpisë, ndërsa drejtësia shpalli fajtor dhe ekzekutoi me dënimin me vdekje, varje me litar, vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko. Vëllezërit Çuko kanë hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen, por zgjimi i foshnjës 8-muajshe të shtëpisë Magdalena Zykaj i prishi atyre planet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit