U përfol shumë për prishjen e marëdhënieve me Noizyn, por Escobars sapo ka publikuar tashmë videoklipin e tij. Kënga e tij e parë do të jetë shqip dhe duket se vjen si një sfidë e vërtetë ndaj Noizyt.
Miliarderi shqiptar duket se ka realizuar jo vetëm një hit por edhe një diss ndaj reperit.
Duke iu referuar historisë së miqësisë me Noizyn, disa fjalë janë adresuar për të, edhe pse më parë dy reperat kanë qenë si vëllezër.
Kjo është konfirmuar në një emision nga vetë Escobars, emri i vërtetë i të cilit është Harizi.
Ai është përfolur vazhdimisht nga mediat rozë për shkak të jetës luksoze dhe lidhjes se tij me modelen Kristin Prengaj.
Nuk kemi ende një konfirmim nëse kënga është një diss për Noizyn ose thjesht një këngë verore por nëse dëgjohet me vëmendje disa fraza duket se i kushtohen miqësisë së tij me reperin.
Në një pjesë të këngës thuhet se:
Escobars duket se e ka marrë seriozisht tregun shqiptar dhe po bëhet një kërcënim për të gjithë.
Dy ish-miqtë janë parë gjithmonë bashkë dhe kanë patur disa bashkëpunime por duke parë talentin e Escobars, duket se Noizy e ka parë si një konkurent të fortë.
Kënga është punuar nga “ZapandChriss” dhe padyshim që duket se do të jetë një hit.