Shpella plot mister që gjendet në Shqipëri, legjenda urbane që i tmerroi të gjithë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.08.2018, 18:27

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur Gizavesh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një fshati historik, shtëpi karakteristike, njerëz bujarë, por pikërisht në këtë fshat ndodhet një shpellë e vjetër, misterioze edhe shumë interesante.

Çfarë ka të veçantë kjo shpellë nga të gjitha shpellat e tjera?

Gojëdhëna e parë, për nga ka marrë dhe emrin është se: Shumë kohë më parë në këtë shpellë banonte edhe jetonte një plakë e moçme bashkë me vajzën e saj shumë të bukur. Në çdo mëngjes në çastin e lindjes se diellit, para hyrjes së shpellës është parë një vajzë shumë e bukur e cila krihte flokët e saj të gjata deri nën shpinë.

Nga bukuria e saj shumë djem të rinj hipnotizoheshin edhe hynin në shpellë që prej të cilës nuk dolën me kurrë duke u kthyer në gurë të veçantë që shkëlqejnë.

Ajo vajzë, përherë është parë pa asnjë rrob ne trup, e zhveshur krejt lakuriq. Edhe sot e kësaj dite në këtë shpellë ky rit vazhdon akoma, sapo dielli të lind vajza e bukur josh çdo djalë të fshatit duke e futur në shpellë për të mos dal që aty kurrë”.

Sipas legjendës thuhet që: Çdo njeri që hynte në shpellë kthehej në gurë të veçantë që shpëlqenin nën rrezet e diellit. Si e tregojnë banorët aventurat e tyre të frikshme brenda në shpellë. Ekziston me të vërtetë një rit që ndodh gjithmonë një herë në 12 muaj gurët shpëlqejnë duke i dhënë shpellës një ndriçim total rreth 15 kilometrash?

Çfarë ka ndodhur me disa djem para disa vjetësh në këtë shpellë?

Një banor tregon:

Shumë vite më para, përpara se të emigroja në Itali familja ime ishte e varfër në fakt të gjithë ashtu ishim. Bashkë me shokët e mi kishim një këshillë nga prindërit që të mos shkonim tek kjo shpellë pasi ishte e rrezikshme edhe e ndaluar të hyje. Kurioziteti na shty edhe hymë brenda, kishim elektrikë, gurët shpëlqenin gjithandej sikur ishin diamante. Ecëm disa metra edhe filluam të mos e gjenim rrugën e kthimit, ishim gjashtë veta na zuri paniku. Papritur ndoshta nga era apo nga një dukuri tjetër natyrore një fishkëllimë dukej si në filmat horror, nuk po duronim më edhe filluam të kërkonim ndihmë duke ulëritur, ajo dukej si labirint nga ndriçimi i elektrikëve sepse kishte shumë hyrje edhe nënkalime. Na u desh të kalonim natën aty me tmerr edhe frikë, na kujtohesha legjenda edhe kjo na bënte akoma më nervozë. Ajo natë ka qenë nata më e keqe edhe e ftohtë e jetës time, në lindjen e diellit gurët shkëlqenin si me magji por ju garantoj se është një mrekulli e natyrës nëse do të kishe fatin ta shikoje me sytë e tu pasi ishte me të vërtetë mahnitëse, falë zotit një bari po pinte ujë pranë burimit që gjendet pranë shpellës edhe ai na shpëtoi. Sapo na nxori nga shpella ai u zhduk si me magji, u çuditëm të gjithë por kjo ishte një e mirë mes të këqijave. Shkuam në shtëpi edhe kurrë nuk kemi hyrë më brenda në atë shpellë”.

Dikur kjo shpellë më para mendohet se lidhte dy fshatra të rëndësishëm, Gizaveshin edhe Librazhd Katund, por sot është e pamundur të kalohet sepse është e bllokuar nga shkaqet natyrore. Në hyrje të saj ndodhet një burim uji i cili të mpin dhëmbët kur e provon, një mrekulli e vërtetë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit