Macron “merr masa”, çfarë i pret emigrantët shqiptarë në Francë?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.08.2018, 21:19

Parlamenti i Francës ka miratuar zyrtarisht një ligj të ri për azilkërkuesit dhe emigrantët, pavarësisht kundërshtimeve të pothuajse të gjitha partive të tjera politike.

Qeveria e Emmanuel Macron ka shkurtuar afatet e aplikimit për azil, por ka dyfishuar kohën për të cilën mund të ndalohen emigrantët e paligjshëm. Ndër të tjera, Macron ka imponuar edhe dënim me deri në 5 vite burg për këdo që hyn në mënyrë të paligjshme në Francë.

Sipas rregullave të reja, tanimë refugjatët nuk do të qëndrojnë 120 ditë në pritje, ndërkohë që qeveria franceze përpunon kërkesat e tyre për azil, por 90 ditë.

Ligji i ri u jep gjithashtu vetëm gjashtë muaj kohë ( dhe jo 11 muaj) të gjithë emigrantëve për të bërë kërkesë për azil, duke lehtësuar si dëbimin e atyre që refuzohen ashtu dhe pranimin e atyre që u aprovohet azili.

Çfarë i pret emigrantët shqiptarë në Francë?

Refugjatët shqiptarë ishin grupi më i madh i vetëm i azikërkuesve gjatë vitit të kaluar, pavarësisht se Shqipëria është shpallur si një vend i “i sigurt” origjine.

Pascal Brice, kreu i agjencisë franceze për mbrojtjen e refugjatëve tha se numri i aplikantëve ishte rritur me 6.5 për qind në vitin 2016 dhe 17 për qind gjatë vitit 2017.

Brice theksoi se shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të aplikantëve për azil në Francë, duke paraqitur gjithsej 7,630 kërkesa.

Sidoqoftë, shkalla e pranimit ishte vetëm 6.5 për qind dhe shumica e qytetarëve shqiptarë, sipas ligjit të ri, do të përballen me dëbim dhe burg.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme të ligjit të ri është se emigrantëve që nuk do t’u jepet azili mund të mbahen deri në 90 ditë në paraburgim, pothuajse dyfishin e periudhës ekzistuese.

Kundërshtarët u ankuan në parlament duke thënë se emigrantët po trajtoheshin si kriminelë. Fëmijët mund të mbahen gjithashtu në paraburgim së bashku me familjet e tyre, edhe pse zyrtarët ranë dakord të ngrenë një grup pune për të shqyrtuar çështjen.

Emigrantët, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, do të kenë 90 ditë kohë për të paraqitur aplikimin (jo 120 ditë) dhe dy javë për të apeluar kundër refuzimit.

Sipas ligjit të ri, Franca mund të burgosë edhe emigrantët e paligjshëm të kapur me letra të rreme me deri në pesë vjet, dhe me një vit burg ata që hynë në mënyrë të paligjshme në vend.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit