Për një pjesë të mirë të rinisë shqiptare të viteve '90-të, emri Madonna Shqiptare do të thotë shumë.
Ajo ishte një këngëtare bionde, mjaft e njohur dhe e pëlqyer për kohën, me emrin real Elda Shabani, por nuk arriti t'i mbijetonte shumë tregut dhe u zhduk papritur.
Por ku ndodhet sot Elda dhe sa ka ndryshuar ajo?
Sa i takon pjesës fizike dhe pamjes së të resë, fotot e më poshtme flasin shumë për transformimin e saj.
Sot Elda jeton në Zvicër, ku edhe merr pjesë herë pas here në koncerte të ndryshme. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe shpesh është aktive në klubet e natës, ku shkon për të kënduar.
Por nuk është vetëm jeta ajo që ka ndryshuar te këngëtarja. Nga pamjet e publikuara në media ajo shfaqet shumë ndryshe nga vite më parë.