Policia e Shtetit është institucioni i cili duhet të garantojë qetësinë dhe rendin në një qytet, shtet apo në një shoqëri. Mirëpo në vendin tonë kjo duket e pamundur për shkak të shumë e shumë gjërave që nuk shkojnë me këtë institucion.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Pogradecit, ku shefi i Rendit në policinë e këtij qyteti ofendon dhe shan publikisht qytetarët.
Në një video të publikuar nga faqja "Reagoj për Pogradecin" shefi i rendit Agron Brahaj dëgjohet teksa debaton me disa të rinj në qendër të Pogradecit.
Madje në një moment ai dëgjohet teksa i thotë të riut:
Hajde pak hajde, s'do vish? Mos na rruaj k** fort pra. Ik shporru!"
Nuk dihet shkaku i këtij debati mirëpo nuk ka asgjë që justifikon sjelljen e tillë të një punonjësi të rendit.
Denoncuesi që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ shkruan:
Shefi i Rendit ne Policine e qytetit tone Pogradec, Agron Brahaj na ka share dhe ofenduar publikisht ne mes te qendres te qytetit pa ju dridhur qerpiku. Arsyeja do thoni ju eshte qesharake. Sepse shefi i rendit ishte tap i pire sic rri cdo dite. I gjithe Pogradeci e ka pare ngjarjen dhe i gjithe qyteti eshte kundra ketij shefi i cili jo vetem nuk ben detyren dhe pi por shan e ofendon ne menyre skandaloze gjithe qytetaret ne Pogradec. Pjanec, dhe nje njeri imoral i cili nuk eshte as per veten e tij e jo me ti sherbeje qytetit tone. Pa etike i thotë qytetarve dhe njerzve te ma rruash k..in, te q. R..pt e fjale nga me ordineret qe mund te perdore nje drejtues ne polici. Ju lutemi shume merrni masa se njerzit nuk presin qe per problemet e tyre ti drejtohen nje pjaneci dhe nje njeri pa dinjitet. Do ju dergojme dhe nje video e cila dështë bërë publike."