Nuk la trashëgimtarë dhe nuk deshi të martohej kurrë, Spartak Ngjela tregon arsyen

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.07.2018, 13:00

Avokat Spartak Ngjela është një ndër figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media me komentet e tij pikante.

Megjithatë pakkush ka dijeni për jetën e tij personale dhe faktin që ai ka zgjedhur të mos martohet kurrë.

Në një intervistë shumë ndryshe nga herët e tjera Ngjela ka folur në emisionin e Jonida Vokshit për bukurinë femërore, e sidomos për atë shqiptare.

Ndonëse për të femrat shqiptare janë më të bukurat në botë, Ngjela ka treguar edhe arsyen pse nuk ka preferuar të lërë trashëgimtarë.

Sipas tij para viteve '90 femrat e Tiranës ishin po kaq të bukura sa sot por atëherë nuk kishte konkurrencë pasi nuk kishte liri. Avokati e quan bukurinë në vendin tonë si diçka që duket sheshit mirëpo kjo nuk ndodh me intelektin pasi ai është i rrallë.

Ndër të tjera ai ka thënë:

Femra shqiptare është me e bukura në botë dhe unë ju jap prova për këtë. Sot, po të hapësh në Google, princesha Fevzia është femra më e bukur e të gjitha kohërave, e ka shpallur Hollywood para disa vitesh, është princesha shqiptare e oborrit të Egjipit dhe e deklaron vetë që është shqiptare. Më pas Irena Papas është shqiptare, ti i ngjan pak asaj, e kam fjalën te syri skenik. Unë kam biseduar me njerëz që kanë ardhur këtu, më kanë thënë bukuria është padiskutueshme, klasi ende nuk është në nivelet e duhura. Por këtë nuk e ka në dorë femra, mashkulli nuk i krijon mondanitet, mungon jeta mondane."

I pyetur se si janë meshkujt shqiptarë në raport me femrat ai tregoi historinë e një avokati të huaj që vinte në Shqipëri së bashku me të shoqen nga një vend i zhvilluar, për të investiguar studentët shqiptarë. Ngjela tregon se ju sugjeroi atyre të shkonin në kafenetë pranë rrugës së Elbasanit, tek Treni apo te Sheshi Nënë Tereza. Pas 10 ditësh investigimesh ata kishin zbuluar se vajza dhe djali shqiptar kanë diferencë moshe 12-13 vjet përsa i përket intelektit. Gruaja kishte konstatuar se meshkujt shqiptarë kanë humor infantil, të nivelit të fëmijës, kurse femrat rrinë të mërzitura. Ndodh si fenomen, femra ka diferencë në gjithë botën, por jo kaq të madhe.

Për Ngjelën nëse deri në moshën 30 vjeç një vajzë si ngjan gruas do mbetet përherë vajzë. Por megjithatë bukurinë nuk e ka vajza por gruaja. Madje bukuritë e mëdha sipas tij janë më të bukura 40 vjeç se sa 20.

Ai është shprehur edhe në lidhje me operacionet plastike:

Sa më shumë do rritet shkenca e ndërhyrjes kirurgjikale, aq më masive do jetë, bukurinë e duan të gjithë, po t’ju them diçka, kam pas marrëdhënie pune me 2-3 avokate, dhe kur vinin të mërzitura në punë i thoja marrëdhënia më e keqe është me rrugën, po s’të panë ty në rrugë ti vdes, po unë nuk shoh që ty s’të shohin në rrugë ndaj kij mendjen këtu.Këtë e kërkon çdo femër, ato që se kanë, e ndjejnë rëndë, ato që e kanë e kanë krenari sepse ky jetë është fenomen estetik dhe mendor.Por, fenomeni estetik është e bukura që tenton të vërtetën, tani të vijmë tek e bukura që nuk tenton të vërtetën, por është krijuar në laborator apo sallë operacioni, nuk është se e dëmton atë qe e ka bërë se më mirë të jetë e pranueshme se e papranueshme estetikisht."

E pavarësisht konceptit të tij për femrën dhe bukurinë e saj Ngjela nuk ka dashur të martohet.

Lidhur me këtë ai është shprehur:

Nuk dua që t’ja injektoj të tjerëve mendimin tim, por shkurt po ju them. Martesa është risk, duhet ta martësh përsipër. Është risk i madh. Janë 2 gjëra të cilat tipi duhet t’i pranojë, dhe tipi nuk i pranon. Është risku i vazhdimësisë dhe bashkëjetesa e gjatë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit