Gjithçka që duhet të dini për të zbuluar në kohë kancerin e gjirit

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21.07.2018, 20:53

Kanceri i gjirit futet tek ato lloje tumoresh që nëse kapen në kohë mund të mos rezultojnë fatal për jetën.

Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra por, mund të paraqitet edhe te meshkujt me shkallë më të ulët të rrezikut 1 në 100 raste.

Thelbësore për të shpëtuar nga kjo sëmundje është parandalimi dhe zbulimi që në kohë të hershme.

Sipas mjekëve, disa nga simptomat e para të kësaj sëmundje janë:

Rritja e ndjeshmërisë së thithave

Ju mund të ndieni disa ndryshime në nivelin e ndjeshmërisë tek zona e thithave.

Ndieni një gungë apo një gjëndër

Në rast se duke kontrolluar veten me prekje ju ndodh të ndieni një gjëndër apo madje edhe një fryrje pranë sqetullës, mos u frikësoni, por kini parasysh se është kambanë alarmi që nuk duhet nënvlerësuar.

Lëkurë si lëvozhgë portokalli

Mund të ndodhë që lëkura e gjirit ose e thithave të duket e fryrë, e kuqe ose si lëvozhgë portokalli. Por gjithashtu është e mundur që edhe forma dhe përmasat të ndryshojnë, për shembull thithat mund të futen brenda. Edhe në këtë rast duhet të shkoni sa më parë te mjeku.

Gjoks i fryrë

Në këtë rast, duhet të shqetësoheni nëse nuk keni dhimbje, por evidenton se gjoksi është rritur dhe fryrë, madje kjo fryrje nuk është e përgjithshme, por në një zonë të caktuar.

Tkurrja e gjirit

Gjoksi ka tendencë të tkurret derisa edhe të zhduket pothuajse tërësisht, ndërsa vendin e tij e zë një ind yndyror, i cili e bën prekjen e zonës ku ai ishte më të lehtë, sepse është i butë dhe homogjen. Ky është një problem i cili shfaqet kryesisht pas menopauzës.

E kruara

Bëhet fjalë për një shqetësim që mund të jetë një simptomë e të dy llojeve të kancerit të gjirit: karcinoma ductal dhe karcinoma lobulare.

Në qoftë se gjatë vetë-ekzaminimi ju konstatoni një nga ndryshimet që u përmendën më sipër duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit