Një grua që është cilësuar nga mediat si nëna monstër ka rrahur për vdekje djalin e saj 2-vjeçar pasi ai lagte krevatin dhe ia bënte me sy.
Katrina Shangreaux, 30 vjeçare, u burgos ditën e djeshme për 40 vjet pasi pranoi vrasjen e vogëlushit të saj, Kylen Shangreaux, dy vite më parë.
Ajo e kishte rrahur vogëlushin Kylen me rrip pantallonash duke e goditur në gjoks dhe në bark. Më pas në nerva e sipër e kishte kafshuar disa herë për ta hedhur më vonë në tokë duke e goditur disa herë me shkelma në kokë.
Nëna e 5 fëmijëve deklaroi në polici se i kishte ardhur në majë të hundës më Kylen-in i cili vazhdonte të urinonte në krevat dhe e quante atë "Angie", me emrin e hallës, kujdestares së tij të më parshme.
Sa i përket të atit, ai gjendet në burg pasi është dënuar për abuzimin dhe braktisjen e fëmijës së tij me një grua tjetër.