Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori Fadil Hasa duke shënuar një ditë zie sot për kinematografinë shqiptare.
Aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare si shkak i një sëmundjeje të rëndë.
Homazhet për të ndjerin Hasa do mbahen ditën e nesërme në Durrës nga ora 10:00 deri në 11:00 në teatrin e qytetit.
Fadil Hasa është nderuar katër herë me çmimin “Aktori më i mirë i humorit” dhe gjithashtu ka marrë edhe çmimin si “Artist i Merituar”.