Në qoftë se keni vrarë ndonjëherë mendjen se si do të ishte jeta juaj pa drita, ujë të rrjedhshëm, internet ose pajisjet e sotme të sofistikuara teknologjike, një fis i izoluar mund t’ju “iluminojë”.
Këto imazhe që për ne duken të paimagjinueshme tregojnë jetën e fisit Jarawa që jeton në izolim të plotë prej 50,000 vitesh tashmë.

Ashtu si shumë fise të ngjashme të izoluara, këta njerëz jetojnë pothuajse njëlloj si gjithë kafshët në pyje, të ekspozuar, pak rroba dhe gjuajnë për të mbajtur frymën gjallë. Duke qenë brenda ligjit të xhunglës, vetëm më të fortët janë të destinuar të mbijetojnë.
Pavarësisht se ia kanë dalë mbanë deri tani, vetëm 400 anëtarë të fisit Jarawa kanë mbetur në ishujt Andaman, në Oqeanin Indian, dhe ekziston frika se edhe anëtarët e fundit mund të zhduken në dhjetë vitet e ardhshme.
Kërcënimi më i madh për ekzistencën e këtij fisi është një autostradë që dëmton drejtpërsëdrejti shtëpinë e tyre stërgjyshore, sipas Survival International.
Rruga sjell turistët në territorin ku ata rrinë dhe këta turistë akuzohen për trajtimin e Jarawa-ve si "kafshët në një park safari".
Njerëzit synojnë të hyjnë në pyjet e pasura të ishujve të izoluar dhe të gjuajnë pretë që fisit i duhen për mbijetesë. Kjo ka bërë që ky fis të jetë armiqësor ndaj të huajve.
Si përfundim, e vetmja gjë që i vë ekzistencën në rrezik këtij fisi nuk janë kafshët e egra të pyllit, por “kafshët” e qytetëruara që vijnë nga jashtë dhe e kanë të pamundur të respektojnë jetesën e tyre krejtësiht natyrore.