53 vjeçarja bukuroshe Monica Bellucci, ende nuk e ka humbur hijeshinë e saj dhe madje duket se me kalimin e viteve, ajo sa vjen e bëhet më e bukur.
Këtë gjë e tregojnë edhe fotot ndër vite që ajo ka realizuar.
Bellucci është tashmë simbol i bukurisë në të gjithë botën dhe vazhdon të mbajë këtë vlerësim edhe pse është 53 vjeçare.
Monica Anna Maria Bellucci është një aktore dhe modele italiane, e cila e filloi karrierën e saj si modele e më pas si aktore në Itali dhe në Hollywood.
Ajo ka lindur në 30 shtator 1964 në Citta di Castello në Itali dhë është martuar dy herë dhe ka dy fëmijë.