Pistoletën në kokë e 8 orë në polici, profesionistit tonë të bilardos i nxjerrin qumështin e nënës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2018, 17:59

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur me një prej lojtarëve profesionistë të federatës së Snookerit (bilardos), i cili përfaqëson vendin tonë në evenimente kombëtare e ndërkombëtare.

Profesionisti, i cili nuk ka preferuar të identifikohet për shkak të popullaritetit që ka, tregon se problemin ia kanë sjellë ata që duhet të mbrojnë me çdo kusht sportistët, pra, policia e këtij vendi.

Personi në fjalë tregon se ditën e djeshme e kanë ndaluar në zonën e Freskut, në Tiranë dhe e kanë nxjerrë nga makina me pistoletë tek koka.

Ai rrëfen:

Jam një lojtar i federatës së Snookerit (Bilardos). Arsyeja që po ju shkruaj është një problem që më ka ndodhur duke dalë nga shtëpia. Mora me vete dhe stekën e bilardos që është një objekt personal dhe e kam vendosur në bagazhin e makinës. Nuk e di se për sa kohë më ka ndjekur policia nga mbas, por më kanë ndaluar në zonën e Freskut, te rruga e Teleferikut, pasi atje kisha destinacionin sepse aty ndodhet salla stërvitore e Federatës Kombëtare të Snookerit".

Më tej, lojtari tregon se mbi 10 makina policie e mbi 5 motorë e kanë frenuar dhe e kanë nxjerrë nga mjeti në mënyrë të turpshme. Pasi e kanë kontrolluar dhe nuk i kanë gjetur asnjë gjë të dyshimtë, e shoqëruan me pranga në duar për në komisariat, sikur të kishte qenë ndonjë vrasës dhe jo një person normal në punën e tij.

Profesionisti i bilardos tregon:

Me pistoleta te koka jam nxjerr nga makina nga shumë civilë, mbi dhjetë makina policie, mbi 5 makina civile, mbi 5 motorë. Aksioni përbhej nga tre grupe: Krimet e Rënda, Shigjetat dhe Shqiponjat. Deri këtu jemi ok, sepse shteti ka të drejtë të kontrollojë, të verifikojë. Mbas gati një ore kontroll nuk u konstatua asnjë gjë e dyshimtë. Shqetësimi im është sepse më shoqëruan në komisariatin nr 4 me pranga në duar dhe tamam si të kishin kapur peshkun e madh. Mbas 8 orësh në dhomën e izolimit jam marrë në pyetje dhe më ështëe hequr vërejtje pse e mbaja stekën e bilardos me vete. Kjo është si ti thuash një tenisti "pse mban topa tenisi apo raketë tenisi me vete". Prangat më kanë dëmtuar shumë të dyja kyçet sepse m'i çuan prangat nga mbas. Për fat të keq shteti dhe spiunët dolën të zhgënjyer, por mua më dëmtuan fizikisht dhe moralisht, pasi jam një person publik. Arsyeja që ju shkruajta është se si ka mundësi që ky shtet ka vënë në punë të paaftët që nuk dallojnë dot një stekë bilardoje nga një shkop bejzbolli apo nga një armë? Të mbajnë 8 orë të izoluar sepse nuk kanë 2 klasë shkollë..."

Ai shton se u ka treguar edhe kartën e anëtarësimit në shoqatën e bilardos, por kjo nuk i ka hyrë në punë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit