Policia në Kaliforni ka arrestuar një burrë i cili akuzohet për dhunimin e fëmijës së tij vetëm 18 muajsh.
I “krisuri” i rënë në pranga është filmuar teksa po përdorte fëmijën e tij të vogël si shkop bejsbolli për të goditur të dashurën e tij.
Videoja e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon një burrë, më vonë i identifikuar si 27-vjeçari Techhoak Danny Lim, duke mbajtur djalin e tij të vogël në krahë dhe pastaj si pa të keq e hedh në tokë si thes me mbeturina.
Techhoak më vonë merr fëmijën, ndërkohë që debaton me një grua në një T-shirt të bardhë të gjatë e cila më vonë është identifikuar si e dashura e tij dhe fillon t’i gjuajë duke përdor fëmijën si “mjet” gjuajtjeje.
Lim dhe gruaja më pas largohen në drejtime të ndryshme ndërsa fëmija i vogël ngrihet dhe vrapon pas të atit.
Hetuesit thonë se fëmija u trajtua për plagët e marra në spital dhe më pas iu kalua nënës së tij biologjike.