Prej katër ditësh një i ri nga Laçi rezulton i humbur ndërsa familjarët e kanë denoncuar zhdukjen e tij edhe tek ish-kryeministri Sali Berisha.
Keisi Elion Hysa ka humbur kontaktet në datën 5 korrik me familjarët ndërsa është zbuluar edhe personi me të cilin ai kontaktoi për herë të fundit.
34-vjeçari kishte marrë me qira një dyqan në Nikël dhe kishte lënë një takim në telefon me një person nga e njëta zonë, i cili kishte në pronësi një mobileri.
Por pas ditës së takimit nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të ndërsa familjarët të shqetësuar e kanë denoncuar edhe në polici si të zhdukur.
I riu rezulton edhe me dy emra të tjerë, Elvis dhe Eli shkruan Balkanweb.
Nga ana tjetër policia ka kontaktuar personin që do takonte 34-vjeçari në Nikël por ky i fundit ka thënë se kishte lënë takim me të, mirëpo Keisi nuk i kishte shkuar në takim.
Hysa sipas policisë, rezulton person i shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me akuzën për vrasje dhe armëmbajtje pa leje për një ngjarje të ndodhur në Sarandë tre vite më parë. Ndërkaq familja ka ngritur dyshime se ai edhe mund të jetë vrarë.
