Një nga ish-banorët më simpatikë të Big Brother Albania, Erion Zeqiraj arrin ende të jetë në mediat rozë.
Ai u përfol pak ditë më parë për ndarjen me Bertinën dhe për shkaqet që çuan në ndarjen e tyre.
Erioni është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon pamje nga jeta e tij e përditshme. Së fundmi ish-banori ka postuar disa foto ku tregon qartë ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje.
Ai ka treguar se dikur ka qenë 126 kilogram, mirëpo pas palestrës intensive ka rënë në 89 kilogramë dhe tani është plot 105 kilogramë.
Kjo është pesha ideale për Erionin i cili është rreth 1.90 i gjatë dhe së fundmi ka vënë muskuj, çka me siguri i ka sjellë edhe shumë ndjekëse femra në rrjetet sociale.
Kjo vihet re edhe në numrin e ndjekësve që po rriten dita-ditës në profilin e tij.