Plas te Zvicra, Granit Xhaka shpërthen kundër Federatës

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08.07.2018, 15:09

Zvicra bëri një paraqitje dinjitoze në kampionatin Botëror "Rusi 2018" pavarësisht se u eleminua në raundin e 1/8-ve.

Padyshim që Xhaka dhe Shaqiri ishin protagonistët absolutë me golat e tyre, por edhe me festën me shqiponjë që ngjalli shumë debat edhe në Zvicër.

Sekretari i përgjithshëm në Federatën Zvicerane, Aleks Miesher u shpreh se në kombëtaren zvicerane, nuk duhet të ketë futbollistë me 2 nënshtetësi.

Ndërkaq, mesfushori Granit Xhaka ka reaguar ashpër ndaj Miesherit, duke u shprehur se akuzat e tij janë të pabaza dhe se gjysma e skuadrës zvicerane është e përbërë nga lojtarë me dy nënshtetësi.

Xhaka shprehet:

Kur po luanim në Rusi dhe ishte problemi i shqiponjës, Aleksi erdhi duke na thënë që të mos shqetësohemi, pasi do të kishim mbështetjen e tij në çdo moment, ndërsa pa eliminimit, i njëjti person thotë që lojtarët me 2 nënshtetësi nuk duhet të luajnë. Deklarata e tij vjen drejtpërdrejtë te unë dhe te futbollistët e tjerë si unë. Ai kishte të drejtë të thotë kështu, nëse unë apo të tjerët nuk do të jepnim maksimumi, por ne vijmë nga Rusia me vetëm një humbje.
Ne të gjithë jemi zviceranë dhe luajmë për kombëtaren e Zvicrës, pasi jemi padyshim mirënjohës për atë që Zvicra na ka dhënë. 50-60% e skuadrës është me dy nënshtetësi, pasi familja ime është nga Kosova, Embolo nga Kameruni, Akanzhi nga Nigeria e Rodrigez nga Kili. Gjithashtu, edhe Petkoviç është me dy nënshtetësi, por ne derdhim djersë dhe gjak për skuadrën kombëtare. Deklaratat e tij kanë sjellë shumë pakënaqësi dhe zhgënjim te ne”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit