Ata u njohën në "Big Brother 3" dhe pas daljes nga shtëpia e famshme e vazhduan lidhjen edhe për dy vite të tjera. Bëhet fjalë për Bertina Mehmetin dhe Erion Zeqiraj të cilët edhe bashkëjetuan për disa kohë pasi u lidhën para gjithë shqiptarëve.
Bukuroshja kaçurelse dhe volejbollisti i dhanë fund lidhjes së tyre për shkaqe që nuk u publikuan ndonjëherë, por sot kur kanë kaluar 6 vite nga ndarja e tyre ata nuk duket se mbajnë mëri apo inat me njëri-tjetrin.
Vajza nga Saranda ka qenë e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ku tha se lidhja e saj me Erionin brenda shtëpisë ishte një gabim.
Ajo ka thënë:
Ia bëj gjithmonë këtë pyetje vetes. Nuk ka qenë diçka e programuar. Për më tepër, i dola edhe fjalës së familjes. Ata më kishin porositur: “Shiko, Bertina, kujdes…”. Mendoj se bëjmë gabime. Sot mendoj se do ishte shumë më mirë të isha vetëm, pavarësisht se edhe lidhja e ndezi pak pjesën e lojës. Unë do të doja isha Bertina, por nuk jam penduar. Unë jam kështu, bëj atë që ndiej dhe kaq.”
Nga ana tjetër edhe Erjoni tha se nuk ka pasur më kontakte me të që pas ndarjes.
Në një intervistë për Panorama ai ka treguar:
Të them të drejtën, nuk është se kam pasur kontakt me të dhe nuk kam qenë shumë kurioz për jetën e dikujt. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, as nuk jemi përballur me njëri-tjetrin. Kështu që se di çfarë do ndodhte. Por në ndarjen tonë nuk është se ka ndodhur ndonjë gjë për të qenë armiq."
Ndër të tjera ish-banori i njohur foli dhe për marrëdhënien e tij me ish- banoren e ‘Big Brother’ Xhensila Pere, për të cilët tha se kanë vetëm një miqësi të mirë së bashku.
Erioni tregoi:
Xhensilën e kam mike shumë të mirë dhe punojmë bashkë në “Miss Universe Albania &Kosovo”, ku kam rolin e drejtorit të prodhimit. Fati na ka bërë të ndajmë shumë kohë bashkë dhe shumë momente i stampojmë në fotogra. Një miqësi e bukur, por që dukemi aq bukur, sa njerëzit duan të jemi më shumë. Por kemi një miqësi të bukur dhe punën që bëjmë, e shijojmë në maksimum."