Kompania “Blue Panorama” tallet me shqiptarët, lë 120 pasagjerë rrugëve nga ora 3 i natës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2018, 15:39

Një tjetër skandal ka ndodhur me një prej kompanive që operon në tregun shqiptar, sa i takon fluturimit dhe më konkretisht, bëhet fjalë për kompaninë "Blue Panorama".

Fluturimet e ditës së sotme të kësaj kompanie nga Tirana, në drejtim të aeroportit të Malpensas në Milano, janë anuluar pa paralajmërim dhe pa dhënë një shpjegim më parë.

Të shumtë janë qytetarët që kanë shkruar në redaksinë e JOQ.al për të raportuar problemin e tyre. Ata thonë se janë rreth 120 udhëtarë, mes të cilëve edhe të moshuar, persona të sëmurë, gra shtatzënë e me fëmijë të vegjël, të cilët presin prej orës 3 të natës për të fluturuar në destinacion.

Mirëpo, pasi fluturimi i orës 6:30 të mëngjesit është anuluar në moment të fundit, pa dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet, si përherë, kompania u ka kërkuar pasagjerëve të zgjedhin një fluturim drejt aeroportit të Torinos ose të Bergamos, dy aeroportet që janë më pranë aeroportit të Milanos.

Se kush do t'ua mbulojë shpenzimet e udhëtimit nga këto dy aeroporte drejt destinacioneve të tyre në Milano, askush nuk ka dhënë zgjidhje, por do të mos mjaftonte kjo, kompania "Blue Panorama" sërish e ka lënë pjesën më të madhe të udhëtarëve në pritje.

Duke qenë se aeroporti i Bergamos është më pranë Milanos, pjesa më e madhe e udhëtarëve zgjodhën atë, në krahasim me Torinon, duke bërë që sërish një numër i madh i udhëtarëve të ngelin në pritje e të mos nisen drejt Italisë, pasi kanë paguar biletat në aeroportin me çmimet më të shtrenjta në rajon.

Kështu, fluturimi drejt Malpensas i orës 06:30 të mëngjesit, u shty për një fluturim drejt Torinos për në orën 12:15, por shumë pak persona u nisën.

Të gjithëve atyre që ngelën, iu tha se do të fluturonin drejt Italisë në orën 14:50. Ka kaluar ora 15:30 dhe ende askush nuk është nisur. As lajmërim nuk ka dhënë kush.

Por duhet ta pranojmë, jemi në Shqipëri dhe me dashje apo pa dashje, problemi në funksionimin e shtetit dhe ligjit lënë hapësira që kompani si "Blue Panorama" me shoqe, të tallen ashiqare me djersën, paratë dhe vetë shqiptarët!

Blue Panorama: Kemi problem teknik

Nëpërmjet kësaj letre dëshirojmë mbi të gjitha të shprehim keqardhjen e t'ju kërkojmë ndjesë për vonesat që ndodhën gjatë fluturimeve sot. Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i operatorit, e për ti dhënë pasagjerëve tanë siguri e konfort në fluturim, ishte i domosdoshëm zëvendësimi i avionit i destinuar për të operuar këto fluturime.

Kompania jonë ka aktivizuar në mënyrë të menjëhershme të gjitha burimet e nevojshme teknike dhe ekonomike me kosto disa herë më të larta duke gjetur zgjidhje alternative për të përmbushur detyrimin ndaj pasagjerëve, duke siguruar operimin e fluturimit në kohën më të shkurtër të mundshme me një tjetër avion të tipit Boeing 767 me 300 vende i cili operon fluturime ndërkontinentale.

Theksojmë që gjatë pritjes në aeroport pasagjerëve i është ofruar suport sipas rregullores europiane të të drejtave të pasagjerit 261/2004, gjithashtu është siguruar ndihmë adekuate nga personeli ynë i cili, për aq sa ishte e mundur, punoi për të zvogëluar shqetësimin e të gjithë pasagjerëve.

Për më shumë sqarime të gjithë udhëtarët e prekur nga vonesat mund t'i referohen "Të drejtave të pasagjerit " të shpërndara sot nga stafi ynë në aeroportin "Nënë Tereza" .

Do të donim t'ju kujtojmë se niveli i performancës teknike të Blue Panorama Airlines, i certifikuar nga autoritetet kompetente, është më shumë se 98%, krahasuar me kompanitë më të mira evropiane.

Me keqardhje ndaj ndodhisë së sotme, duam të shprehim përzemërzisht mirënjohjen tonë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit