Rihapet dosja/ Si “ia futi” Hajdin Sejdia dhe Saliu Fatos Nanos dhe shqiptarëve

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.07.2018, 21:44

Firmat piramidale janë një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare pas viteve '90.

Falimentimi i tyre u pasua me hapjen e depove të ushtrisë në vitin 1997, që u shoqëruan me shkrumbimin e zyrave të shtetit dhe humbjen e rreth tri mijë jetëve shqiptare.

Një ndër biznesmenët më famëkeq i cili erdhi nga Kosova në Shqipëri me firmën e tij piramidale "Ilira Holding" është Hajdin Sejdia.

Prokuroria e Përgjithshme ka hapur sërish dosjen e firmave piramidale të viteve 1992-1996, ku të përfshirë janë biznesmeni kosovar Sejdia dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pamfleti thotë se viktima e parë e bashkëpunimit midis këtyre dy të fundit ishte Fatos Nano dhe Berisha me Sejdinë vendosën asgjësimin e tij politik përmes letrave korruptive që përgatiti Hajdini, në atë kohë kryekëshilltar ekonomiko-financiar i Nanos.

Gjithashtu në videon e publikuar nga Pamfleti thuhet:

Pasi ia futën Fatos Nanos, Berisha emëroi Hajdin Sejdinin si krye këshilltarin e tij ekonomiko-financiar në qeveri dhe presidencë, me të cilin sajuan dhe miratuan qindra VKM, ligje e urdhëra shtetërorë për të justifikuar plackitje sheshesh ndërtimi, lulishte, toka, pyje, bregdetin, lumenj, ndërmarrje shtetërore, dhe drejtësinë me kursin e plepave. Pasi e dekoroi Hajdin Sejdinë me medalje ari për ide të shquara dhe kontribute të mëdha në zhvillimin e kapitalizmit në Shqipëri, Sali Berisha që ia futi Fatos Nanos vendosi t'jua fusë edhe shqiptarëve duke aktivizuar H S që përveç firmës së tij piramidale hajdute "Iliria Holding" të niste krijimin e sistemit të firmave piramidale financiare në Tiranë, Korçë, Shkodër, Lushnje, Dibër, Berat, Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë, FierVlorë, Kukës, Përmet, për të zhvatur financat pasuritë e shqiptarëve."

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar shfuqizimin e amnistisë false e të dekretuar Berisha-Nano nënshkruar nga partitë politikë shqiptare në pazarin e 9 marsit 1997.

Rihapja e kësaj dosje synon të zbardhë të vërtetën e skenës kriminale Berisha-Sejdia me firmat piramidale financiare që çoi në shkatërrimin e vendit.

Biznesmeni Sejdia u largua nga Shqipëria në atë kohë dhe vazhdoi bizneset e tij edhe në Emiratet e Bashkuara, ku në vitin 2013 u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Morinë.

Por ai u lirua vetëm pak kohë më pas pasi gjykata në atë kohë vendosi që biznesmeni nuk i kishte asnjë detyrim Emirateve.

Megjithatë herë pas here janë bërë denoncime që Sejdia është rikthyer në tregun kosovar dhe atë shqiptar me kompani inekzistente. Ai sot është 65 vjeç dhe së bashku me bashkëshorten dhe djalin bëjnë një jetë superluksoze.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit