“Hape rrugën të q*fsha robt”, kush është Brilanti që lëviz me armë në brez e s’pyet për policinë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.06.2018, 12:52

E quajnë Brilant Martinaj, është vetëm 18 vjeç, por asnjë gjë nuk e ndal të udhëtojë me makina luksoze, me shpejtësi të lartë e për më tepër, të mbajë edhe armë me vete.

Në videot e publikuara nga vetë ai në Instagrm, Brilanti shfaqet duke udhëtuar me makinë, në dorë mban një armë, të cilën ia kalon më pas mikut që e shoqëron, por nuk nguron të përdorë edhe telekomandën e sirenës së mjetit me të cilin udhëton, për të hapur më lehtësisht rrugën.

Në një tjetër video live të publikuar në profilin personal të Brilantit shikohet një bisedë me një polic rrugor, të cilin 18-vjeçari e pyet nëse e njeh se kush është, pa iu dridhur qerpiku, edhe pse në automjet mban armë apo është me shpejtësi të madhe.

Polici tërhiqet, shkëmben disa batuta me të riun dhe më tej e lë të vijojë i qetë udhëtimin, duke dëgjuar me zë të lartë këngë kushtuar Sali Berishës.

Por kush është Brilant Martinaj dhe kush ia mban krahët e ngrohta?

Brilanti është djali i xhaxhait, kushëri i parë me famëkeqin Ervis Martinaj. Ky i fundit është përmendur në dosjen "Shullazi" si mik i "të fortit" të bandës së Kavajës, gjobëvënësit Emiljano Shullazi.

Mediat e kanë cilësuar Martinajn si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Sipas asaj që ka treguar Ylvi Beqaj në prokurori, Ervis Martinaj ka marrë përsipër t’i mbyllë gojën për llogari të Shullazit, me çdo mënyrë të mundshme. Fillimisht e joshi me para.

Në këtë foto, Martinaj është personi që mban dorën në qafën e Enton Nikës në krahun e djathtë të fotografisë. Pak minuta më pas, Nika mbeti i vrarë nga plumbat e pistoletës

7 milion euro i ofroi Martinaj biznesmenit që akuzon Shullazin për gjobëvënie. Kur e pa se nuk arriti ta bindë, iu kthye mënyrave të vjetra duke e kërcënuar për vrasje.

Nuk do të ishte hera e parë për 35 vjeçarin, që prej katër vitesh rezulton të jetë në kërkim nga policia.

Përveç Ylvi Beqajt disa tregtarë të tjerë në Lezhë pranuan në prokurori se janë kërcënuar nga Ervis Martinaj.

Të shumta janë bëmat e Vis Martinit dhe historia e tij kriminale, e siç duket, është pikërisht ai që i jep krahë kushëririt dhe e orienton atë./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit