Alba Hoxha është komentuar pafund për një lidhje me koreografin Albi Nako, duke u kthyer kështu në një personazh shumë të njohur në Shqipëri.
Balerina madje u përfol se ishte në prag fejese me Albin, por ky i fundit reagoi duke u shprehur se midis tyre nuk ka asgjë.
Edhe pse e kemi parë së fundmi si prezantuese moti, bukuroshja është një nga balerinat më të mira në “Klan” dhe nuk nguron t’i tregojë aftësitë e saj në profilin e saj në Instagram.
Pak më parë ajo ka publikuar një video, ku i tregon të gjithë fansave një mënyrë të re sesi të mbyllin makinën. Balerina shihet teksa me këmbët e hapura ka mbyllur bagazhin e makinës pa problem fare dhe më pas është larguar.
