Stadium me kulla dhe i rrethuar me kulla, kjo do jetë pamja e stadiumit të ri që po ndërtohet në vend të “Qemal Stafës”.
Projekti i stadiumit që nuk do mbajë me emrin “Qemal Stafa” por “Arena Kombëtare” ishte ndër projektet që u debatua shumë rreth tij për shkak se në të do jetë e përfshirë edhe një kullë.
Ky projekt është prezantuar me 21 prill 2016, punimet nisën në maj dhe asokohe u tha që brenda dy viteve gjithçka do jetë gati, megjithatë forma përfundimtare duket ende larg.
Si një partneritet publik-privat nuk i dihet kurrë se çfarë del përgjatë rrugës. Ndoshta kulla të reja...
Po, pranë stadiumit të ri po ndërtohen edhe kulla të tjera. Faqja “Protestuesi” në Facebook ka bërë publik planin e një kulle tjetër ngjitur me Arenën Kombëtare.
Në fakt duket e pabesueshme, sepse po ta shohësh më sy të lirë në atë pjesë ku do ndërtohet kulla e re nuk ka hapësirë, por leku “shpon edhe detin” siç thotë populli.
Po sipas denoncuesit, kjo kullë po ndërtohet nga Bashkim Ulaj (pronari i Gener2) dhe Pandi Carapuli (pronari i Eurocol i cili ndërtoi shtëpinë e Ramës). Tirana po gllabërohet nga një grup ndërtuesish pjesëtar të oborrit Kryeministror.
E si gjithmonë kullat paraqiten si pemë gjigante jeshile, a thua se janë kopshte vertikale dhe jo beton i ‘gjallë’.
Si mund të cenohet hapësira rreth stadiumit në të tillë formë?! Me rëndësi është që do kemi stadiumin më të veçantë në botë, një fushë mes pirgut të kullave b*thë më b*thë.../JOQ.al