Shtyhen negociatat për në qershor të 2019-ës, flet Hahn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.06.2018, 19:09

Për tre ditët në vijim pritej vendimi i BE, nëse Shqipërisë do t’i jepej drita jeshile për hapjen e negociatave.

Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që për vendin tonë dhe shtetin fqinj Maqedoninë, negociatat të hapen një vit më pas, në qershor të 2019-ës.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në BE kanë vendosur ditën e sotme në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të mbledhur në Luksemburg për të shtyrë vendimin me një vit.

Në njoftimin e Presidencës së Bullgarisë, i cili është edhe vendi që mban presidencën e radhës së BE, shkruhet:

Shtetet anëtare vendosën rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim me Maqedonisë dhe Shqipërisë në qershor 2019. Shqipëria: ka nevojë për përparim të mëtejshëm në reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar”.

Franca dhe Holanda kanë qenë shtetet që kanë mbajtur një qëndrim negativ për sa i përket çeljeve të negociatave më 28 qershor.

Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të jepet pas zgjedhjeve për institucionet e reja të BE.

Për Shqipërinë është theksuar më shumë progres në Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

Hahn shkruan në Twitter:

Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit