Temperaturat janë rritur me shpejtësi këto ditë në Londër duke sjellë një mot aspak të zakonshëm për këtë vend.
Ndërkohë që në Shqipëri ditët e fundit nuk ka pasur aspak qëndrueshmëri dhe ditët për plazh mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, vera me sa duket ka shkuar në Angli.
Kjo pasi gjithë këto ditë qershori njerëzit në Londër janë detyruar të lenë çadrat në shtëpi, një fenomen ky aspak i zakontë dhe kanë nxjerrë nga dollapi rrobat e banjos.
Në Anglinë jugore termometri shënoi plot 33 gradë Celcius, një mot ky më i nxehtë se në Rio de Zhaneiro.
Tempëraturat e larta sollën edhe zjarre, si në Lançashire, por ato arritën të viheshin nën kontroll gjatë natës.
Edhe në Edinburgh nxehtësia u rrit aq shumë sa trotuaret po çaheshin dhe asfalti nisi të ngrihej.
Por për adhuruesit e plazhit gjithë kjo skenë ishte shumë favorizuese, pasi atyre nuk ju duhej aspak deti.
Pjesa më e madhe u zhveshën dhe dolën nëpër lulishte për të marrë rreze dielli, madje kush pati mundësi iu drejtua bregdetit.
Gjatë gjithë ditëve në vazhdim sipas meteorologëve temperaturat do të jenë mbi mesataren, sidomos të mërkurën dhe të enjten.
Edhe në fundjavë qielli do të jetë pa asnjë re dhe vetëm fundjavën tjetër mund të ketë ndonjë rrezik për shi.
Ndërkohë anglezët do të shijojnë këtë mot të pazakontë.