Katër milionë euro, kjo është pasuria që Carlo Nicoli i ka lënë bashkisë së Fernovo San Giovani në Bergamo.
Ish-kryebashkiaku Nicoli ka preferuar që pasurinë e tij ta linte për bashkëqytetarët dhe këtë e ka lajmëruar kryetari aktual, Piana, gjatë një mbledhje për Këshillin Bashkiak, duke habitur të gjithë me gjestin e demokratit të ndjerë Carlo Nicoli.
Carlo Nicoli kishte administruar qytetin për dy mandate në vitin 1962 dhe 1974, të gjithë e dinin se ai ishte mirë nga ana ekonomike, por askush nuk e imagjinonte se mund të bënte një veprim të tillë.
Nicoli, i cili vdiq në dhjetor 2016, la dy milion e gjysmë para të gatshme, aksione dhe letra me vlerë, plus tre apartamente në Bergamo, një në Treviglio, truall dhe një rezidencë në Fornovo: të cilat kapin vlerën e përgjithshme rreth katër milionë euro.
U deshën dy vjet e gjysmë dhe një proces i gjatë burokratik për të formalizuar dhe cilësuar vlerën e trashëgimisë që do u shërbeje të gjithë qytetarëve.
Gian Carlo Piana, kryebashkiaku aktual ka siguruar: