Edi Lika, pronari i kompanisë që merrej me transportimin e makinave nga jashtë shtetit, për në Shqipëri, ka folur në lidhje me 5 milionë eurot që u gjetën brenda "Toyota Yarisit".
Ai ka thënë se nuk ka dijeni në lidhje me këtë shumë të madhe monetare dhe se mjetet po i sillte ne vendon tonë, sikurse ka bërë edhe shumë herë të tjera, për llogari të një biznesmeni, emrin e të cilit nuk e ka bërë me dije.

Lika ka thënë para policisë:
Ende mbetet mister se cili ka qenë biznesmeni nga Kosova që ka porositur 9 makinat, 7 prej të cilave “Toyota Yaris”.
Përveç administratorit, Policia ka shoqëruar dhe dy shoferët e trajlerit, Klevis Lika, 19 vjeç, i cili është dhe djali i pronarit të firmës dhe Agim Ceka, 61 vjeç.
