Ndeshja e djeshme mes Serbisë dhe Zvicrës u ndoq me interes të madhe nga shqiptarët anekënd botës e nuk kishte si t'i shpëtonin emocioneve edhe artistët e mëdhenj të vendit tonë.
Ka qenë Noizy ai që ka shfaqur në çdo moment mbështetjen dhe patriotizmin e tij ndaj djemve me origjinë shqiptare që shënuan golat ndaj Serbisë.
Ai ka shkruar edhe disa rreshta në Instagram në lidhje me këtë situatë, por një prej komentuesve, i cili i ka kthyer përgjigje në serbisht e nuk dihet se çfarë i ka shkruar, duket se e ka acaruar keq.
Si rezultat, përgjigja e artistit ishe një sharje e rëndë nga nëna, veprim për të cilin duket se është penduar më pas, duke eliminuar tërësisht foton.