“Gur, gur bëhet kalaja”, Bushati entuziast për 12 miljet e detit që ia dha Greqisë

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22.06.2018, 11:16

Ditën e djeshme mediat greke konfirmuan që marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbyllur, tashmë Greqia përfitoi 12 milje detare nga ministri Bushati.

Pas takimit në Rodos si duket Ditmir Bushati ka mbetur shumë i kënaqur, pasi në profilin e tij të Instagram ka postuar një foto me homologun e tij Kotzias dhe me një diçiturë qesharake.

Bushati shkruan krah fotos:

Gur, gur bëhet kalaja. #SpiritOfRhodes:

Nëse do shpreheshim me mllefin e popullit do thuhej “E bëre m*tin kala o ministër!”, sepse përveçse fale 12 milje det braktise edhe çështjen çame.

Grekja News257.gr shkruante dje:

Marrëveshja në përputhje me informacionin tonë përjashton çështjen çame, sepse qeveria greke nuk ka pranuar ta diskutojë fare.”

Kjo marrëveshje nuk ishte aspak transparente dhe negociatat janë zbardhur pasi është kopsitur çdo gjë. Madje Ministria e Brendshme shqiptare vazhdon të thotë se nuk ka një marrëveshje, ndërsa nga pala greke kjo gjë është e përfunduar.

Kjo marrëveshje do firmoset nga kryeministri shqiptar Rama dhe kryeministri grek Tsipras dhe thuhet se gjithçka do mbyllet para mbledhjes së Bashkimit Europian me 28-29 qershor ku do vendoset për hapjen ose jo të Negociatave./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit