Siç duket, Kuvendi i Shqipërisë është kthyer sëfundmi në një arenë humori dhe kënaqësie. Ndërsa duket se deputetët e opozitës dhe të mazhorancës kanë probleme dhe nuk po e gjejnë dot gjuhën e përbashkët, njëri prej tyre po e shijon pa fund këtë situatë.
Gramoz Ruçi i hoqi fjalën dhe gjithashtu preu internetin gjatë kohës që në foltore ishte Lulzim Basha dhe nuk pranonte të largohej pa thënë deri në fund fjalën e tij. Më tej u dhanë 10 minuta pushim, por teksa tensionet rriteshin, Taulant Balla zgërdhihej.
Nuk e dimë se çfarë mund ta ketë bërë kaq shumë për të qeshur socialistin ama duket që e ka shijuar pa fund...