Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar si thashetheme nga korridoret e politikës që imami Elvis Naçi do kandidohej nga opozita përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.
U përhap gjerësisht nëpër mediat online dhe u komentua në forma të ndryshme nga qytetarët, mirëpo imami Naçi ka vendosur të tregojë si qëndron e vërteta.
Naçi, i cili prej muajsh është pjesë e një misioni bamirësie së bashku me Sidrit Bejlerin në programin “Shqiptarët për shqiptarët” u ka dhënë fund aludimeve për kryebashkiak, duke thënë se nuk ka në plan të merret ndonjëherë me politikë.
Elvis Naçi u shpreh:
Dihet që politika dhe feja janë në kahe të kundërta më njëra-tjetrën për mënyrën se si veprojnë dhe ndoshta ky distancim i imam Naçit është më se i duhuri.