Jemi mësuar gjithnjë që nëpër makina të gjejmë gjoba ose shënime mbi pluhur “Laje o Gzim”, mirëpo një qytetari në Tiranë i kanë lënë një shënim komplet ndryshe.
Sipër xhamit të Volvos, qytetari, banues në Yzberish ka gjetur një shënim që dëshiron ta ndajë edhe me të tjerët duke qenë se është i veçantë dhe nga një i panjohur.
Në shënim shkruhet:
Edhe pse mënyrat e komunikimit kanë avancuar, ato me letër janë ende më serioze, për më tepër që Ahmeti ka shkruar në mënyrë gramatikisht-korrekte dhe të sjellshme.
Ka shpresë që në këtë vend ka njerëz të mirë, të cilët në vend që të thyenin xhamat dhe të merrnin ndonjë pjesë për këmbim, kanë preferuar thjesht të kërkojnë ndihmë si qytetarë të kulturuar.