Sipas statistikave, hirsutism – fenomeni i njohur për trupin e njeriut i cili ka qime në vedne të pazakonta, prek rreth 5-10% të grave të të gjitha moshave.
Megjithatë pa marrë parasysh se sa të shëndetshëm mund të jemi, të gjithë herë pas here duhet të përdorim depilatorë n ëmënyrë që lëkura të duket e lëmuar dhe pa qime.
Ne kemi zbuluar se jo gjithmonë është e nevojshme të përdoren metodat e dhimbshme për të hequr qimet e fytyrës dhe për më tepër mund të gjenden direkt në kuzhinën tuaj.
Më poshtë ju tregojmë një listë të mjeteve më efektive për heqjen e qimeve të fytyrës që mund ti përdorni lehtësisht në komoditetin e shtëpisë suaj.
Përbërësit: 2 qepë mesatare; 10-12 gjethe borziloku
Përgatitja:
Gjej membranat e holla, transparente të lëkurës midis shtresave të qepës.
Shtypini ato me gjethet e borzilokut në mënyrë që të bëni një tip paste.
Perdorimi:
Aplikoni astën në qimet e padëshiruara dhe i lini aty për rreth 20-25 minuta.
Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Përsëriteni: 3-4 herë në javë për 1-2 muaj.
Rezultatet: Qepa është në të vërtetë shumë e dobishme për ju, pasi ajo lehtëson rritjen e flokëve. Megjithatë, kur përdoret së bashku me borzilokun, ajo jep efekt të kundërt dhe ju ndihmon të hiqni qafe qimet e padëshiruara të fytyrës.
E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Përbërësit:
1 lugë çaji vaji livando
4-6 pika vaj Tea Tree
Përgatitja:
Përzihen të dy vajrat.
Perdorimi: Aplikoni përzierjen e vajrave në qime me një top pambuku.
Përsëriteni: 2-3 herë në ditë për të paktën 3 muaj.
Rezultatet: Livando dhe vaji Tea Tree kanë veti anti-androgjenike që ndihmojnë në heqjen e qimeve të padëshiruara.
I përshtatshëm për llojet e lëkurës me yndyrë dhe me akne.

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë sheqer, 1 lugë gjelle ujë.
Përgatitja:Vendosni sheqerin në një tas dhe shtoni mjaltë dhe ujë në të. Vendoseni përzierjen në mikrovalë për rreth 30 sekonda derisa sheqeri të përzihet me lëngun.
Përdorimi: Aplikoni pastën në pjesët e fytyrës tuaj me qime të padëshiruara. Vendosni një strishë mbi përzierjen e aplikuar dhe lëreni të ftohet disa sekonda. Tërhiqeni shiritin në drejtim të kundërt me të cilin qimet tuaja po rriten. Përsëriteni sa herë që është e nevojshme.
Rezultatet: Kjo maskë heq të gjitha qimet e padëshiruara në çast dhe në mënyrë të përkryer heq të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Përbërësit: 2 lugë bollgur, 1 banane e pjekur.
Përgatitja: Merrni një banane dhe shtypeni derisa të bëni një lloj paste. Përziejeni bollgurin me bananen e pjekur në një tas.
Perdorimi: Aplikoni një sasi të madhe paste në zonat me qime dhe fshijeni atë në një lëvizje rrethore. Lëreni përbërjen e ngjitur me fytyrën për 15-20 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë.
Përsëriteni: 1-2 herë në javë.
Rezultatet: Bollgurika kokrra që i heq shtresat e vdekura të lëkurës dhe i bën mirë shtresave të reja. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Përbërësit: 1 lugë gjelle pluhur xhelatinë joaromatike, 3 lugë me qumësht, disa pika lëng limoni
Përgatitja: Në një tas, përzieni xhelatinën me qumështin dhe lëngun e limonit. Nxeheni përzierjen në mikrovalë për 15-20 sekonda.
Perdorimi: Pasi të hiqni përzierjen nga mikrovala, lëreni të qetësohet për disa sekonda, pastaj aplikojeni direkt në fytyrë. Lëreni maskën në fytyrë për 5 minuta, pastaj hiqeni atë me gishta.
Përsëriteni sa herë që është e nevojshme.
Rezultatet: Maska është jashtëzakonisht e ngjitshme dhe është në gjendje t'ju heqë të gjitha qimet e padëshiruara në çast. Gjithashtu mund t'ju ndihmojë që të hiqni qafe pikat e zeza dhe qelizat e vdekura të lëkurës.
I përshtatshem për të gjitha llojet e lëkurës, përveç atyre të ndjeshme dhe ato të prirura ndaj akneve.

Kini kujdes: Treguhuni të durueshme kur provoni këto metoda në shtëpi pasi shumica e tyre zakonisht marrin më shumë kohë për të treguar rezultatet.
Bëni një dush me avull para se të përdorni ndonjë nga metodat në mënyrë që të hapni poret e lëkurës suaj.
Pas kryerjes së trajtimit, lajeni gjithmonë fytyrën tuaj si duhet për ta mbajtur lëkurën të pastër.
Pini shumë ujë, si dhe lëngje frutash dhe perimesh për të qëndruar të hidratuar dhe për të marrë të gjitha vitaminat esenciale për lëkurën tuaj.
Për të balancuar hormonet tuaja dhe për të zvogëluar rritjen e qimeve të padëshiruara, qëndroni në një dietë të shëndetshme dhe ushtrohuni rregullisht.
Nëse keni një rritje të pazakontë të flokëve së bashku me shfaqjen e karakteristikave të caktuara muskulare si zvogëlim i gjoksit, trashje zëri apo rritje muskujsh konsultohuni me mjekun./Përshtati në shqip-Joq.al.
