Bashkëshorti i Mimoza Hafizit denoncon LIBRA-n: Duhet të më kthejë 25 milion lekë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.06.2018, 16:12

Ata ishin dikur bashkëthemelues të partisë LIBRA, mirëpo kur Mimoza Hafizi i propozoi që partia të kishte dy krerë, Ben Blushi i dërgoi disa e-maile ku e quante hileqare dhe i uronte pleqëri të mbarë.

Por duket se gjërat nuk kanë përfunduar këtu pasi bashkëshorti i Mimozës, Hasan Hafizi ka paditur në gjykatë partinë LIBRA.

Hafizi i cili është pronar i kompanisë së ndërtimit të rrugëve “Albavia”, i është drejtuar me një kërkesë-padi gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkon prej Libra-s 25 milionë lekë (të vjetra), si dhe bllokimin e financave.

Politiko.al ka siguruar dokumentin e kërkesë-padisë së Hafizit, ku bie në sy fakti se kontrata nuk është nënshkruar mes tij dhe LIBRA-s, por ndërmjet biznesmenit Hafizi dhe pronarit të ndërtesës ku është strehuar partia politike për disa muaj.

Politiko shkruan se ka kontaktuar edhe me përfaqësues të partisë, por ata kanë thënë se 25 milionët që kërkon z. Hafizi janë kontributi i tij vullnetar për partinë, në të cilën në atë kohë bënte pjesë si bashkëthemeluese bashkëshortja e tij, Mimoza Hafizi.

Kujtojmë se Ben Blushi ka hequr dorë nga drejtimi i LIBRA-s dhe aktualisht drejton televizionin Top Channel, ndërsa thuhet se partinë tashmë e drejton një njësi e quajtur ‘Bërthama’.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit