Shkrimtari shqiptar: Jam i sëmurë, kam rënë në koma dhe ndryshova komplet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.06.2018, 10:13

Albatros Rexha ka treguar ditën e djeshme tek Rudina një pjesë të jetës së tij për të cilën askush prej nesh nuk kushte dëgjuar deri më tani dhe na duket krejtësisht e çuditshme.

Ai ka pranuar se është tërhequr nga bota e ekranit për shkak se po lufton me një sëmundje dhe dëshiron t'i kushtohet vetes së tij, por nuk ka treguar specifikisht se çfarë e mundon në shëndet.

Mes të tjerash, Albatrosi shprehet:

Unë jam tërhequr pak sepse jam duke kaluar një fazë jo të mirë të jetës time, jo të lehtë dhe kam nevojë t’i përkushtohem vetes. Dua t’i kushtoj rëndësi vetes si në aspektin mendor, por edhe në atë fizik. Nuk do doja të futesha në detaje për problemet e mia të shëndetit, janë gjëra personale dhe njerëzit duhet t’i mirëkuptojnë. Unë kam nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit tim, po e them troç, me shpresën që gjërat të mos përfundojnë si herën e kaluar. Është e rëndësishme për mua që kur dal në publik të projektoj energji pozitive".

Shkrimtari tregoi se vite më parë ka pësuar vdekje klinike dhe se pas atij momenti jeta i ndryshoi plotësisht. Sipas tij,mjekët kanë luftuar 6 orë për ta mbajtur në jetë dhe në një fraksion sekondi zemra e tij nuk punoi më.

Ky moment e ka bërë të ndryshojë komplet dhe nga mashkulli gangster u kthye në një njeri normal që shijon çdo moment në jetë.

Ai tregon më tej:

Unë kam patur në të shkuarën probleme me shëndetin edhe vazhdoj të kem, por jam tip optimist dhe i qasem jetës me më të bukurën, me dëshirën më të madhe që gjërat të përfundojnë mirë dhe për këtë arsye edhe argëtohem sepse e dua jetën. Gjithmonë e kam dashur jetën. Para 5-6 vitesh unë kam përjetuar një vdekje klinike dhe ai ka qenë një moment kthese në jetën time. Vdekja klinike ka ndodhur gjatë një trajtimi shëndetësor, pata komplikime dhe situata doli jashtë kontrollit dhe mjekët kanë luftuar 6 orë për jetën time. Në më pak se një minutë unë kam qenë pa shenja jete dhe ky moment mua më ka ndryshuar si njeri. Para kësaj situate unë kam patur plane të tjera për jetën, kam patur pasion politikën, profesione që njerëzit i shohin nëpër filma, kam dashur biznesin, kam dashur të fitoj para. Kam qenë tip agresiv dhe gangster i vogël, por ky moment mua më ndryshoi si njeri. Kur i kujtoj ato sekonda, kur e kam ndjerë veten që po shkoj kam thënë: O Zot kam edhe disa gjëra pa bërë. Kjo ishte fjala ime e fundit. E mbaj mend. Është ai çasti kur humb frikën. Ke frikë pak përpara se të ndodhë, por pastaj t’i thjeshtë dorëzohesh. E rëndësishme është që ajo mua më ka ndryshuar dhe ka lindur Albatrosi që nuk e vret mendjen që shpreh ndjenjat e veta. Pas atij momenti unë kam bërë gjërat që gjithmonë kam dashur të bëj, nisa të shkruaj sepse e kisha lënë pas dore, nisa të merrem me kërcim, kurrë s’kam ditur të kërcej, të merrem me këndim, të dëfrehem e të dal. Të gjitha këto gjëra i kisha lënë me idenë e një momenti tjetër. Unë i kam ruajtur të gjitha letrat e mia nëse nesër dikujt jeta ime mund t’i duket interesante, ato janë aty. Unë jam nga ato njerëz që kur më kap dëshira të bëj diçka dhe ngrihem dhe e bëj. Ne të gjithë themi se jeta është e bukur, por përse nuk po e jetojmë jetën e bukur?"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit