Florian Binaj a.k.a “polici” është një ndër humoristët më të dashur për shqiptarët, i cili ka arritur të tërheqë gjithnjë vëmendje me personazhet e tij.
Këtë verë humoristi do i dedikohet diçkaje krejt tjetër dhe larg “Top Channel”.
Duke qenë se ditën e nesërme nis maratona e Kampionatit të Futbollit, burime për “Blitz” kanë zbuluar se Florianin do ta shohim në ekranin e TVSH-së.
Ai do të moderojë emisionin e mbrëmjes që i kushtohet ndeshjeve të Kampionatit, së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin, ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili.
Po ashtu është bërë e ditur që Floriani nuk e ka braktisur përgjithnjë TCH, por vetëm për një periudhë të caktuar kohore, duke qenë se do i dedikohet emisionit sportiv.