Ndërhyrja e Shërbimeve Sociale për jetimët e Ardjana Shahollit, e cila vdiq nga dhunimi i burrit, deri më tani nuk ka bërë asgjë edhe pse 6 fëmijët janë në skamje të plotë.
6 jetimët tashmë janë nën kujdesin e gjyshërve të tyre dhe ata bëjnë apel për ndihmë, sepse nuk kanë asnjë lloj të ardhure.
Babai i Çlirim Shahollit (autori i krimit), Zaim Shaholli 81 vjeç, ka marrë përsipër kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të mbetur jetimë dhe në mes të katër rrugëve dhe ka deklaruar se nuk do t’ja dijë për të birin që po ashtu e konsideron si një ish-kryefamiljar të padenjë.
Aktualisht fëmijët e mitur të çiftit Shaholli ndodhen në një kamp në Golem, gjë të cilën ua kishte siguruar për bamirësi një shoqatë para se të ndodhte krimi, shkruan gazeta Panorama.
Ndërsa dy fëmijët më të rritur po përpiqeshin të ndihmonin familjen për të dalë nga skamja, duke gjetur punë. Ata janë ndodhur në punë në momentin kur ka ndodhur krimi i rëndë në familjen e tyre.
Sipas Zaim Shahollit, ka qenë pikërisht vajza e madhe, e cila kur është kthyer nga puna e ka gjetur të ëmën të përgjakur. Tentativa për ta dërguar në spital ka qenë e kotë pasi sipas tij, Ardjana kishte ndërruar jetë.
Mes lotëve Zaim Shaholli u shpreh:

Ai kishte shkuar të mblidhte bimë mjekësore në fshatin e tij, pasi familja ishte me 10 anëtarë dhe kishin vështirësi të shumta financiare. Në kushtet kur i biri nuk punonte, atij bashkë me Ardjanën i është dashur të luftojnë për të ushqyer të gjithë familjen dhe madje për ta mbajtur atë të bashkuar.
Ndonëse sipas tij i biri nuk ishte i denjë për kryefamiljar, e shoqja nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ikur prej tij e njëherazi edhe dhunës së përhershme. Dy ditë më parë Ardjana u përcoll në banesën e fundit, ndërsa halla e saj deklaroi se mbesa e saj kishte jetuar gjithnjë nën dhunën e të shoqit.
“Dyshoja se bashkëshortja më tradhtonte me pronarin e rrobaqepësisë ku punonte. Ky ishte shkaku, për të cilin nisi konflikti mbrëmjen e ngjarjes”. Kështu është shprehur 42-vjeçari para togave të zeza për vrasjen e bashkëshortes së tij, Ardjana Shaholli, para se gjykata të vendoste masën e sigurisë “me burg pa afat” ndaj tij.
Autori i krimit është shprehur në gjykatë: