Habit e bija e 47-vjeçarit që u vetëvar, publikon letrën: S’e akuzojmë shefin e policisë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.06.2018, 00:02

Bëri bujë të madhe disa ditë më parë rasti i 47-vjeçarit Ardian Kallami i cili u gjet i vetëvarur në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 maj në Vaun e Dejës, kur Kallami kishte dëshmuar në komisariat për vjedhjen e banesës së komshiut ngjitur me banesën e tij.

Sipas familjarëve, efektivët e policisë në Vaun e Dejës e kishin dhunuar të ndjerin dhe e kishin detyruar të pranonte një krim që nuk e kishte bërë dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse ai i dha fund jetës në mënyrë tragjike.

Menjëherë pas kësaj ngjarje u shkarkua nga detyra shefi i komisariatit të Vaut të Dejës Paulin Çupi dhe dy efektivëve të tjerë policie, ndërkohë që u vunë nën hetim 9 të tjerë.

Një deklaratë e nënshkruar me firmën e tij ku pranonte krimin e vjedhjes, qarkulloi në media.

Në lidhje me vdekjen në mënyrë misterioze të të atit, ka reaguar e bija e viktimës, Romina Kallami.

Ajo deklaroi se i ati i kishte treguar gjithçka në lidhje me dhunën dhe ndodhej në gjendje depresive.

Tashmë Romina Kallami i është drejtuar me një letër të gjitha mediave ku deklaron se ajo dhe familja e saj nuk pranojnë më abuzime mediatike.

E bija e 47-vjeçarit shkruan që familja e saj nuk akuzon shefin e komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çupin dhe efektivët e pezulluar.

Në fund të letrës shkruhet se gjithçka i është lënë në dorë drejtësisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit