Është zhvilluar mbrëmë në Pallatin e Kongreseve kompeticioni për shpalljen e Miss Universe Albania 2018 dhe fituese është shpallur Trejsi Sejdini.
Sejdini nga Elbasani do jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe që do mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vend të dytë u rendit Irene Dama, ndërsa vendin e tretë e zuri Ajli Hoxha.
Nga 20 konkurrente, juri kaloi në finale vetëm 6 vajza: Irene Dama, Belinda Dragoti, Ajli Hoxhaj, Trejsi Sejdini, Enxhi Hida dhe Anisa Metuku.
Tashmë, “gangsterja” nga Elbasani do përgatitet për përfaqësimin e Shqipërisë në Amerikë për edicionin e 68-të të Miss Universe.
Çmime tjera që u ndanë mbrëmë:
Xhoi Kaso – Çmimi i produksionit Anastasia Sara Spahi -Çmimi i klinikës Keit Dardana Aliaj – Bursë studimi Anisa Metuku-Miss Eleganca Trejsi Sejdini-Miss Social Media Xhesi Prendi– Miss Fotozhenia.
Fotot e konkurrenteve.